Më shumë se dy milionë firma janë mbledhur nga dita e djeshme e deri sot në mëngjes në Britaninë e Madhe ku kërkohet një referendum i dyte për daljen ose jo nga Bashkimi Europian.

Sipas nismëtareve të peticionit, kërkesa e tyre bazohet në një rregull të miratuar për referendumin në fjalë, që thotë se nëse vota pro apo kundër Bashkimit Europian është nën 60 përqind dhe pjesëmarrja është nën 75 përqind, atëherë duhet të mbahet një referendum i dytë.

Firmat u mblodhën në Londer, Brighton, Oxford, Cambridge dhe Manchester. Që një peticion të shqyrtohet nga Parlamenti dhe Qeveria britanike duhet të kalojë 100 mijë nënshkrues, shifër që tashmë është tejkaluar nga rasti në fjalë.

“I kërkojmë qeverisë të aplikojë një rregull sipas të cilit nëse preferencat Remain apo Leave janë nën 60 për qind dhe pjesëmarrja nën 75 për qind, atëhere duhet të zhvillohet një referendum tjetër”, thuhet në peticion.

“Londra është një metropol ndërkombëtar, duam të mbetet në zemër të Evropës dhe të jetë anëtare e BE-së”, thuhet në një peticion tjetër vetëm për kryeqytetin.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: