Në emisionin “Kjo Javë” në News24 shkrimtari Namik Dokle foli për personazhin e librit të tij, COVID-1984.

“Ka element të së vërtetës, citime nga libra të Enver Hoxhës. Në pjesën imagjinare të krijimit më ka ardhur në atë mënyrë. Ishte një kohë kur shumë punë të udhëheqjes i bënin ato që quheshin Demka e me radhë, qoftë edhe leximi i gazetave. Aty ka element të ngjarjeve në gazeta të ndryshme që i kam përjetuar dhe vetë në momente të caktuar. në kujtimet e tij thotë se nuk pendohet kurrë. Mungesa e pendesës është një nga gjërat që njeriun e bëjnë deficitar në marrëdhënie me jetën e tij, ose borxhli në marrëdhënie me të tjerët , ku ka shkelur jetën e dikujt apo të një grupi njerëzish. Ata që janë në spitalin COVID 1984, pendohet lexuesi i lajmeve për Enver Hoxhën, përkthyesi, por torturuesi nuk pendohet deri në fund”, tregon ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb