Kur shfaqet në tapetin e kuq, Penelope Cruz pothuajse gjithmonë zgjedh një veshje të Chanel. Muajin e kaluar, aktorja fituese e çmimit Oscar u shfaq mahnitëse në Festivalin e Filmit në Venecia e veshur jo me një, por dy fustane couture nga koleksioni i shtëpisë Vjeshtë/Dimër 2022i Chanel. Por ajo nuk i pëlqen vetëm fustanet e shtëpisë. Cruz është ndoshta fansja më e përkushtuar e tweed tajeres klasike, por gjithmonë elegante të Chanel.

Thjeshtësia e këtij kompleti e bën atë të duket gjithmonë moderne, edhe pse origjina e saj daton në fillim të shekullit të kaluar. Këtë veshje e kemi parë tashmë tek çdo femër me stil, nga vetë Gabrielle Chanel, te Jackie Kennedy dhe Princesha Diana.

  • foto galeri

Për premierën spanjolle të filmit të saj të ri, En Los Márgenes, Penélope Cruz zgjodhi një kostum të bardhë tweed me zbukurime të zeza, butona me shkëlqim dhe detaje zinxhirësh. Aktorja mahnitëse tregoi një pamje të re, moderne me një bluzë të thjeshtë të bardhë dhe e kompletoi pamjen me sandale me rripa, vathë të thjeshtë dhe valëzime natyrale në flokët e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb