NGA ANISA YMERI*

TIRANË- Skenën e Tiranës, solistja e Operës Kombëtare të Greqisë, Aretina Noti e prek për herë të parë. Edhe me publikun shqiptar, balerina, e cila ka lindur në Greqi nga dy prindër shqiptarë, e ka përballjen e parë. Një përballje me një shfaqje që për publikun shqiptar nuk është e zakontë. Janë vargjet e poemës erotike ‘Vrima’, të Rita Petros të cilat në lëvizje flasin me këtë gjuhë.

Partner i saj, është Altin Koruti balerini i zëshëm shqiptar në Greqi, i cili në skenën shqiptarë është rrallë. Është një shfaqje kjo e cila është sigluar nga koreografi Arian Sukniqi. Atij i pëlqen ta cilësojë jo të zakontë, e me gjasë, kështu do të jetë. ‘Penetrimi i shpirtrave’ bën bashkë balerinë e aktorë! Është një plurishow, i cili shfaqet këtë 8 dhe 9 qershor në skenën e Teatrit Kombëtar.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb