KAMËZ

Kërkimet për trupin e Jak Prengës, që u mor peng dhe u vra në Kamëz, ka disa ditë që kanë nisur, mirëpo kanë qenë pa rezultat.

Prenga u mor peng më 17 janar dhe dyshohet se kjo ngjarje ka ndodhur, për shkak konflikteve të vëllait të tij.

Mësohet se Prenga është dërguar në një kompleks në Shijak dhe policia dyshon se pengu atje ka ndërruar jetë. Gazetarja Dorjana Bezat raportn për “Balkanweb” se ka dyshime se pengmarrësit nuk kanë dashur që ta vrasin Jan Prengën, por gjithçka ka dalë jashtë kontrollit.

Për këtë peng-marrje janë arrestuar 6 persona. Janë edhe persona të tjerë, të dyshuar të përfshirë në ngjarje, për të cilët është lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar.

 

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb