C.Ronaldo-Man.United nuk është një histori e mbyllur, përkundrazi, mbetet një çështje e hapur, thjesht është shtyrë pak në kohë.

Mediat angleze i kushtojnë sërish vëmendje të ardhmes së portugezit duke theksuar se raporti mes CR7 dhe “djajve të kuq” nuk është përmirësuar, Ronaldo vijon të jetë i fiksuar pas idesë për tu larguar nga “Old Traford”.

Gjithnjë sipas mediave angleze, Ronaldo do të tentojë edhe një herë gjatë merkatos së janarit për të gjetur një skuadër të përshtatshme, një ekip që përmbush egon e tij.

Ronaldo e ka të vështirë të përshtatet me statusin e zëvendësuesit, apo të jetë titullar vetëm në Europa League, gjithashtu edhe drejtuesit e Man.United nuk e kanë luksin të vijojnë të paguajnë miliona për një lojtar që nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ten Hag.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb