Karriera e Sandër Lleshaj si ushtrak në optikën e Presidentit të Republikës Ilir Meta, qendron në themelet e mosdekretit të tij si ministër i Brendshëm. Në letrën që kreu i shtetit i ka dërguar Ministrisë së Mbrojtjes theksohet se duke qenë se kandidatura e Sandër Lleshaj, vjen nga një karrierë e gjatë ushtarake, emërimi në detyrën e ministrit të Brendshëm, paraqet një problematikë themelore kushtetuese.

Por cfarë parashikon Kushtetuta?

Në nenin 69 të Kushtetutës, thuhet se nuk mund të kandidojë për deputetët pa hequr dorë nga detyra, ushtarakët në shërbim aktiv.
a) gjyqtarët, prokurorët;
b) ushtarakët e shërbimit aktiv;”
c) Punonjësit e policisë dhe të sigurimit kombëtar.

Kushtetuta Ndalesa

Ndërkohë që nenin 103 të Kushtetutës, thuhet se ministër mund emërohen të gjithë personat që plotësojnë kriteret për të qenë deputetë.

Kushtetua Ministrat
Në përgjigjen drejtuar Kreut të Shtetit për pyetjet mbi Sandër Lleshin, Kryeministri Edi Rama ka pranuar se zv/ministri aktual, është ‘Gjeneral’ me status aktiv. Përmes rrjetit social, Rama thekson se ekspertët ligjorë pranë tij, mendojnë se nëse Gjeneral Sandër Lleshaj do të ishte ushtarak në detyrë, çdekretimi i tij si i tillë nga Presidenti i Republikës do të duhej bërë pas miratimit nga Kuvendi i dekretit presidencial për të si ministër.

“Është e tëra Juaja zgjidhja e opinionit tonë të shprehur në përgjigjen e ministres apo e një opinioni të ndryshëm nga i yni dhe, në rast se ky i fundit nuk do të jetë rasti, Ju mund ta çdekretoni Sandër Lleshajn si gjerenal aktiv (bazuar në kërkesën e tij drejtuar Jush) e pastaj ta dekretoni atë ministër të Brendshëm (bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë”- shkruan Rama në letrën drejtuar kreut të shtetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb