Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana ka folur për rastet kur anëtarëve që kanë ardhur për të votuar nuk u ka dalë emri në listë.

Ai thotë se këto pengesa të paqëllimshme dhe ka siguruar se është krijuar një hapësirë tjetër për ta.

Gjana thotë se kush ka pasur kartë anëtarësie të PD është lejuar të votojë, dhe mungesa e emrit në listë ka ardhur për shkak të përpunimit në sistemet e IT-së.

‘’Në përgjithësi janë lejuar ato që kanë kartën e antarësisë, pa i penguar. Pash një Konjari se ishte e pezmatuar se nuk ka gjetur emrin në listë, është e vërtetë për efekt të përpunimit në sistemet e IT të emrave, nëse nuk rezulton në listë por disponon kartën e anëtarësie mund të votosh. Janë pengesa lëvizje të paqëllimshme, duke qenë të paqëllimshme kemi krijuar një hapësirë tjetër në lëvizje.’’- tha Gjana.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb