Pas përfundimit të ceremonisë përkujtimore të 40-ave të të ndjerit, Kostantino Katcifa, OMONIA i ka cilësuar terroriste masat e marra nga Policia e Shtetit përgjatë gjithë ditës së sotme.

Ndalimet në pikat kufitare dhe shoqërimin e shtetasve greke nga ana e policisë shqiptare, OMONIA e ka komentuar, si një përpjekje  graduale  për shfarosjen e minoritetit grek në Shqipëri.

Nuk mungon edhe paralajmërimi, se ata do të kërkojnë nga ndërkombëtarët marrjen e masave që qeveria të ndërpresë këto ‘praktika të rrezikshme’.

Reagimi i plotë

Tema: Përkujtimore Dyzetëditëshe për të ndjerin Konstandin Kacifa në Bularat. Denoncim për progrom ndaj Minoritetit Etnik Grek nga ana e Policisë. Pengim për ardhje në vatrat atërore dhe pjesëmarrje në akolluthitë fetare. Refuzim i lëvizjes së lire në kufi për dhjetra qytetarë të Bashkimit Europian.

U krye sot në Kishën e hirshme të Shën Athanasit në Bularat Përkujtimorja dyzetëditëshe për të ndjerin të ekzekutuar nga forcat e policies, Konstandin Kacifa. Liturgjinë Hyjnore dhe akolluthitë e tjera të rastit u kryen nga Mitropoliti i Gjirokastrës, Imzot Dhimitri dhe priftërinj të tjerë të Mitropolisë. Familjarë dhe dhjetra besimtarë të tjerë nga Bularati, fshatra të tjerë dhe Greqia morën pjesë në lutjen e përbashkët për prehjen e shpirtit të Konstandinos. Në Qendrën Shpirtërore të Enorisë u ofrua për të gjithë pjesëmarrësit kafe nga ana e Këshillit Kishëtar. Morën pjesë gjithashtu parlamentarë nga parlamenti i Greqisë dhe Shqipërisë si edhe Konsulli i Përgjithshëm i Republikës Helenike në Gjirokastër.

***

Ndërkaq dhjetra besimtarë të tjerë, pjesëtarë të Minoritetit Etnik Grek që përkohësisht jetojnë në Greqi, por edhe nënshtetas të Greqisë, nga dje në darkë u ndaluan në kufi për mbërritjen e tyre në Përkujtimore. Forcat të shtuara dhe të përforcuara të policies me grupe special të ardhura nga Tirana në stacionin kufitar të Kakavisë dhe Qafë Botës (Mavromati) nuk lejuan numër të konsiderueshëm qytetarësh dhe kjo pa arsye të qenësishme, për të hyrë në Shqipëri.

Arsyet janë pa bazë ligjore ndërsa sjellja në zyrat e stacioneve kufitare i ka të gjitha ato cilësi të hetimit dhe më së shumti shkelin të drejtat e qytetarit, veçanërisht atyre të Bashkimit Europian që janë plotësisht të sanksionuara përsa i përket lëvizjes së lirë.

Posaçërisht denoncojmë se pengimi dhe refuzimi i hyrjes për pjesëtarët e MEG që kanë edhe nënshtetësi shqiptare përbën shkelje të patolerueshme të të drejtave të tyre themelore dhe plotësisht të sanksionuara. Së pari të drejtën e vizitës së lire dhe pa pengesë në fshtrat e origjinës dhe së dyti atë të të ushtruarit pa pengesë të të drejtave dhe lirive  fetare sikundër ajo e nderimit të kujtimit të parafjeturve.

Për më tepër personalitete politike nga Greqia, persona të jetës publike dhe shkencëtarë të sprovuar, së bashku edhe gazetarë iu nënshtruan në kufi “procedurave” të nëse nuk do të kishin vullnet thelbësor të gjenden pranë dhimbjes së të afërmve dhe familjarëve të të ndjerit, do të duhej të ishin përballuar krejt ndryshe duke lënë akoma më të ekspozuar praktikat e autoriteteve shtetërore.

Duke denoncuar autoritetet shtetërore të vendit për këto akte të një represioni thelbësor, ftojmë Qeverinë Greke që në mënyrë të posaçme t’i marrë në konsideratë incidentet dhe të reagojë duke patur në vëmendje mbrojtjen e Helenizmit autokton, pra pjesëtarëve dhe komuniteteve të MEG.

Qëllimi i gjithë këtij skenari terrorizimi është e lehtë të kuptohet dhe ka të bëjë jo thjesht me manipulimin e MEG por me izolimin e tij esencial nga tokat amtare me objektiv shfarosjen e tij graduale.

Për më tepër dhe paralelisht me pengimin në kufi u bënë shoqërime të shumta në numër në rajonet policore të Gjirokastrës dhe Sarandës, kuadrosh të Organizatës së OMONOIA-s dhe pjesëtarësh të thjeshtë të MEG, nga të gjitha trevat: Gjirokastër, Himarë, Sarandë, si edhe qytetarësh Grekë që legalisht kishin hyrë në territorin e Shqipërisë. Në momentet që kjo Komunikatë redaktohet autoritetet policore vazhdojnë të mbajnë në zyrat e tyre shumë grekë pa i spjeguar në thelb arsyet që me gjasa mungojnë.

Minoriteti Etnik Grek në fakt ndodhet në një klimë rrethimi dhe regjim policimi intensive, që për më tepër e koordinon shërbimi antiterror, indikacion ky i shkallës së terrorizimit dhe frikësimit.

Dhe ndërsa në Bularat ishte duke u kryer Përkujtimorja, në Gjirokastër, grupe nacionalistësh ekstremistë, demonstronin duke përforcuar drojën dhe shqetësimet për të ardhmen dhe perspektivën e Minoritetit Etnik Grek.

E gjithë kjo çështje natyrisht që do të vihet në dijeni të faktorit ndërkombëtar në mënyrë që të ndërmarr masa direkte për t’iu imponuar qeverisë shqiptare të ndërpresë këto praktika që në masë të theksuar kujtojnë periudha të izolacionit dje rrëshqitje të rrezikshme në situata të genocidit të heshtur dhe gradual.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: