PARIS – Mediat kanë publikuar të tjera fotografi brenda supermarketit hebre “Kosher” në Paris, ku terroristi Amedy Coulibaly vrau katër persona, përpara se të qëllohej për vdekje nga policia. Fotografitë janë shkëputur nga video-regjistrimet e kamerave të sigurisë, dhe tregojnë momentin kur terroristi futet në supermarket. Në pamje duken qartë klientët e këtij supermarketi, që për fatin e keq u kthyen në pengje dhe 4 prej tyre në viktima.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb