Dries Mertnes, futbollisti i Napolit, në një intervistë të dhënë së fundmi ka zbuluar se gjatë merkatos së verës Barcelona kishte shprehur interes për të firmosur me të. Belgu i ka refuzuar, por deklaron se arsyeja ishte Neymar, pasi nëse do ta dinte që ai do largohej te Paris SG kurrsesi nuk do ti kishte thënë jo katalansve.

“Është e vërtetë që kishte interes nga ana e Barcelonës për mua. Por pas një viti shumë të bukur me Napolin, nuk doja kurrsesi të përfundoja në stol dhe të isha rezervë e sulmit të Barcelonës. Nëse do ta dija që Nejmar do të largohej… Unë rinovova kontratën me Napolin, pastaj ai u largua te PSG-ja.

Megjithatë jam i lumtur që vazhdoj të jem pjesë e Napolit. Kemi ndërtuar një ekip shumë të fortë dhe të gjithë kemi një ëndërr për të fituar titullin kampion. Nuk është aspak e lehtë, por qyteti e dëshiron shumë diçka të tillë”, ka thënë Mertens. Rrugët mes tij dhe Barcelonës mund të bashkohen sepse klauzola që ka sulmuesi i Napolit është shumë e ulët.

“Klauzola ime është vetëm 28 milionë euro. Mendoj se do të isha një blerje e mirë për të gjithë, por unë jam shumë i fokusuar te Napoli dhe tek objektivat e këtij sezoni”, sqaron sulmuesi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb