Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May emëroi Penny Mordaunt në postin e ministres së Mbrojtjes, pas largimit të Gavin Williamson.

Ky i fundit është akuzuar për rrjedhje informacioni drejt medieve për vendimin e Londrës për të lejuar, pavarësisht presionit të SHBA-së, një pjesëmarrje të gjigantit kinez ”Huawei” për furnizimin me komponentë jo të rëndësishëm të sistemit të telekomunikacionit, 5G.

46-vjeçarja Mordaunt më parë mbante detyrën e ministres për Bashkëpunimin Ndërkombëtar.

Mordaunt ka një reputacion të mirë te konservatorët dhe konsiderohet si një nga mbështetëset më të vendosura për Brexit brenda qeverisë aktuale të Theresa May.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: