Katër persona vdiqën dhe dy u shtruan në spital si pasojë e zjarrit dhe shpërthimeve në një shtëpi në Pensilvaninë verilindore.

Shkaku i zjarrit është duke u hetuar, por sipas dëshmitarëve shpërthimet ndoshta kanë ardhur nga bombolat e oksigjenit të përdorura nga një prej viktimave.

Në momentin që shpërtheu zjarri brenda në shtëpi ndodheshin tetë persona, dy prej tyre ia dolën të largohen.

Dy të plagosurit janë dërguar në spital, ku jëri prej tyre,  është në gjendje kritike për jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb