Analisti Fatos Lubonja teksa është bërë pjesë e emisionit ‘Real Story’ ka komentuar vendimin e qeverisë që i ka akorduar pension të posaçëm për familjen e Klodian Rashës, ndërsa theksoi se jeta e njeriut është reduktuar tek leku.

Lubonja tha se protestat nuk kanë lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit.

“Njeriu është reduktuar tek leku. Kur jeta e njeriut është redaktuar deri tek leku. Por e dini atë barsoletën që nxorën për Nanon. Kur ndodhi ai aksidenti me makinë ku u vra një që u akuzua Nano. Ajo u zgjidh me ca që ndërhyjnë dhe iu dha familjes lekë. Ky personi shkoi aty se iu vra baba. Shkoi aty dhe thoshte; dua të takoj shefi. I thanë; ‘po ik se ti i more lekët ça do tani?! Ata se linin. Ca do mo vëlla: Po desha me i thënë se kam dhe nonën. Kjo anekdotë tregon se si jemi katandisur. S’po akuzoj familjen. Por është kultura; t’i japim ça lekë dhe e mbyllin gojën ata. Për mua familja mund të mbajë atë qëndrim. Protestat nuk kishin lidhje me atë. Protestat e kalonin rastin. Çdo kush identifikohej me atë. Njerëzit kanë dalë për veten. Këta çunat e lagjes, tifozët e sportit, lloj-lloj njerëzisht. Ata kanë dalë për veten, pasi është një histori që duhet ta kuptojmë më mirë. Kjo na doli si befasi. Një fenomen që duhet dhe ta kuptojmë.”, tha Lubonja.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: