Deputetja e PS Luljeta Bozo në një intervistë në News24 u ndal edhe tek pensionistët, duke komentuar edhe ndryshimet në Partinë Socialiste.

Gjatë kësaj interviste ajo tha se propozimi i saj për pensionistët në njëfarë mënyrë është keqkuptuar, ndërsa shtoi se propozimi është diskutuar në parim.

Sa i përket opozitës, Bozo tha se vijon të jetë e përçarë dhe se nuk po arrin do që të bashkohet.

Pjesë nga intervista:

Propozimi për pensionet?

Bozo: Propozimin ma kanë kuptuar gabim. Unë jam shumë strikte dhe shumë e programuar. Që nga momenti që filluam seancën e parë, u diskutua në parim. Unë kam bërë një program dhe punën do ta nis nga evidenca e saktë. Sa pensionistë kemi në Shqipëri dhe të ndarë në kategori, do të shohim se kush është masa dërrmuese e pensionistë. Nëse janë nga 10 deri në 20 mijë atëherë brenda një periudhe pa marrë në konsideratë këto çmime që janë tani sepse janë nga koha e luftës, për të parë se si mund të jetë pensioni. Do të shohim se si do të jetë minimale. Do parë legjislacioni…Mua pensioni më doli 24 mijë lekë sepse ashtu ishte ligji. Duhet të rregullojmë ata që kanë dalë në pension para 2015, si mund ta rregullojmë, kjo është çështja.

Si ka qenë PS në këto vite, e parë në sytë tuaj, çfarë rrugëtimi ka pasur?

Bozo: Për mendimin tim në fillim njerëzit donin një përmbysje, liri…Por u zhgënjyen nga PD. Kur lindi PS kishte gjëra të mira sepse kishe liri mendimi që mungonte në PD. Jepte mundësi liri veprimi. Është një parti që shikon larg, mbron shtresat e mesme dhe të varfra, por duhet të dimë edhe si erdhën të gjithë ngjarjet. Sektori i ndërtimit në 2013 ishte në faliment, dhe qeveria u treguar e zgjuar që bëri një punë të madhe që i mbushi mendjen Bankës Botërore që të shlyente borxhin.

A ka diçka që duhet të bëhet më mirë?

Bozo: Mendoj që kur duhet të jepet gjykimi duhet parë, çfarë ka bërë, çfarë ka premtuar dhe ku çalon? PS qëkur erdhi nguli këmbë në disa reforma thelbësore, si fillim ishte Reforma territoriale.

Si e ndiheni tani në parlament?

Bozo: Në fillim më çuditi përsëritja e diskutimeve. Po ashtu nuk ndjehesha mirë kur dëgjoja fjalë të padenja,

Më tej ajo i shpreh: Kam akoma një libër, unë kam botuar 35 libra në profesion dhe një tjetër kam shumë vite që e kam nisur. Është një libër që nuk kam parë të jetë në literaturën teknike dhe që do të ndihmojë shumë inxhinierët. Por më duhet të gjej kohë për këtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: