TIRANE – Uniteti i lidhur mes sindikatave për cwshtjen e statusit tw minatorit ka pësuar carje pikërisht 3 ditë para skadimit të ultimatumit drejtuar qeverisë për nxjerrjen e kostove financiare për t’ia bashkangjitur projektligjit për statusin.

Kreu i sindikatës së minatorëve 1991 Fiqiri Xibri i kërkon qeverisë vetting për të gjithë minatorët në pension me pretendimin se shumë pensione janë falso. Por kjo kërkesë nuk është pritur mirë nga kreu i konfederatës së sindikatave Kol Nikolla që e quan një manovër për të zvarritur miratimin e statusit të Minatorit.y sindikalistët kanë përplasur qëndrimet në takimin e mbajtur gjatë paradites në kryeministri ku janë pritur nga këshilltarë të kryeministrit dhe zv/ministri i ekonomisë.

Në 31 tetor skandon afati që dy sindikatat i kanë vënë qeverisë për të paraqitur koston financiare që do të prodhojë në buxhet statusi i minatorit që ajo të përfshihet në projektligjin e dakortësuar me ekzekutivin. Në rast se bisedimet me qeverinë dështojnë sindikata e minatorëve duket se e ka gati planin rezervë të lajmëruar më herët , përshkallëzim të protestave në të gjitha qytetet ku ka minatorë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb