Ministri i komanduar për situatën e koronavirusit në Shqipëri, Arben Ahmetaj ka konfirmuar në Kuvend se pensionet nuk do të preken, por janë rritur me fond 21 milionë dollarë në total dhe do të rriten ende.

Ahmetaj thotë se bëhej fjalë për pensionet suplementare të ish- deputetëve që janë 4-fish më të larta se ato të qytetarëve të zakonshëm.

 

”Debati i padenjë për pensionet. S;kemi ndërmend të prekim pensionet.
21 milionë dollarë, dhe do vazhdojmë t’i rrisim. Pastaj ka pensionet suplementare. Janë pensionet që ish- deputetë marrin 4-fishin e qytetarit të zakonshëm. Debati te pensionet duhen tek ndihma ndaj tyre.”- tha Ahmetaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb