TIRANË

Deputeti i PD-së Dashnor Sula deklaron se pensionistët dhe familjet në nevojë janë braktisur nga qeveria përballë krizës së çmimeve.

Sula shkruan se kjo mazhorancë zbaton planin e saj për ta kthyer Shqipërinë në Republikën e Pleqve he se tallet dhe i nëpërkëmb këto shtresa.

Ai thekson më tej se përmes makinerisë së propagandës qeveritare Edi Rama solli në Parlament një paketë e cila nuk ishte gjë tjetër veç se një rishikim buxheti që tallej me pensionistët.

Sipas tij, qeveria e ka humbur kontaktin me realitetin.

POSTIMI I PLOTË
?Qeveria braktis pensionistët dhe familjet në nevojë përball krizës së çmimeve.
?Qeveria e Kryeministrit Rama është qeveria më e papërgjegjshme në rajon e më gjerë. Ka që prej muajit qershor që nuk jep asnjë qindarkë për pensionistët dhe familjet në nevojë. Në këtë rast kuptohet edhe më qartë se përse kjo mazhorancë zbaton planin e saj (për ta kthyer Shqipërinë në Republikën e Pleqve) sepse nuk mund të reagojnë edhe kur kryeministri tallet e i nëpërkëmb këto kategori.
?Gjatë gjithë kohës së verës dhe në nisje të këtij sesioni Parlamentar kam kërkuar që qeveria të marr masa konkrete për të ndihmuar pensionistët dhe shtresat në nevojë si kategoritë më vulnerabël përball krizës së çmimeve. Në parlament treguam ndryshimin drastik, real të çmimeve të ushqimeve bazë. Rritja ishte mesatarisht 76%.
?Por kjo qeveri as nuk e “vendosi ujin në zjarr” thotë populli. Përmes makinerisë së propagandës qeveritare Edi Rama solli në Parlament një paketë e cila nuk ishte gjë tjetër veç se një rishikim buxheti që tallej me pensionistët.
??330 lek të vjetër në ditë për pensionistët.
330 lekë edhe më pak për familjet në nevojë.
Tallje, tallje dhe nëpërkëmbje.
?Këtë e ka konfirmuar edhe Zëvëndësdrejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar z. Bo Li pas vizitës së tij në Shqipëri. Pasi u njoh me situatën i ka kërkuar qeverisë që të mbështes kategoritë në nevojë: Pensionistët dhe familjet në nevojë.
?”Në diskutimet e mia me autoritetet, theksova sfidat me të cilat përballet Shqipëria që vijnë nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë, shtrëngimi i kushteve financiare dhe dobësimi i mjedisit të jashtëm. Ekziston nevoja për të mbrojtur të pambrojturit nga rritja e kostove të jetesës nëpërmjet mbështetjes fiskale të përkohshme dhe të shënjestruar mirë”, shprehet konkretisht Zëvendësdrejtori i FMN.
?Shpresoj që hallet e pensionistëve, thirrjet tona si opozitë dhe apeli i Zëvendësdrejtorit të FMN të mos bien në vesh të shurdhët të kësaj qeverie që ka humbur kontaktin me realitetin.

Sula Fb
Sula Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb