Sot ishte dita e lirisë së pensionistëve, por deri në orën 11:00 dhe kjo duket se është zbatuar përpikmërisht.

Gazetarja Klodiana Lala e cila ka raportuar nga terreni në Tiranë paraditen e sotme thotë se asnjë pensionist nuk shihet më pas orës 11:00.

Duket se pensionistët janë ndërgjegjësuar dhe kanë vendosur që të respektojnë orarin e tyre të lëvizjes edhe pse disa prej tyre shprehën pakënaqësinë që është vetëm një ditë apo pak orë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb