Drejtuesi politik i qarkut Shkodër, Heldion Bushati zhvilloi një bashkëbisedim me pensionistët e Oblikës. Sistemi shëndëtësor mungesa e mjekëve në qendrat shëndetësore dhe rimbursimi i ilaçeve për përballimin e COVID-it janë shqetësimet që ngritën pensionistët në këtë takim.

Teksa dëgjoi shqetësimet me të cilat po përballen qytetarët në pension në këtë kohë pandemie, Bushati tha se sistemi shëndetësor do të vendoset në qendër të vëmendjes së qeverisë së Partisë Demokratike, e drejtuar nga Lulzim Basha, në shërbim të këtyre banorëve.

Pesionistët, u shprehën se prej 8 vitesh nuk kanë marrë dëmshpërblimet e tokave bujqësore të përmbytura.
Drejtuesi politik i ftoi ata të mbështesin Partinë Demokratike dhe programin e saj duke i garantuar se ndryshimi është e vetmja mënyrë për t’i mundur problemet dhe shqetësimet e tyre.

Pensionisti 1: Si do të organizohet sistemi shëndetësor, flas për Anën e Malit, qoftë orari i punës dhe urgjenca nuk ekzistojnë. Ka ken kryeministri dhe i bani thirrje popullit duke i thënë më votoni mu s vaksinat nqs nuk e marr unë nuk vijnë. Një dicka absurde, a mund t’ia shpjegoni popullit se një gjë e vogël asht po asht e madhe. E dyta, për ceshtjen e pensioneve ato kanë një farë limiti e dim të gjithë por ishalla bahet…

Helidon Bushati: Këto janë fenomene që kanë ndodhur në 8 vitet e rilindjes, fenomene që do t’i themi stop, do t’i themi boll dhe do të kthejmë normalitetin në cdo institucion të administratës shtetërore. 25 prilli është momenti që ne të cojmë në shtëpi dhe do të nxjerrim në pënsion Edi Ramen, në pension politik Edi Ramën. Kjo   është objektivi jonë, objektivi jonë është pushteti qendror që të fitojnë, që të fitoni ju, familjet tuaja dhe shqiptarët. T’i themi stop diskriminimit të Shkodrës. Do të jem zani juaj me shku me gërsit jo vetëm tek pushteti qendror, por edhe tek ai lokal, kushdo qoftë. Kushdo qoftë. Në cdo institucion publik do të rikthehet rregulli, do rikthehet profesionalizmi. Mjeku do shërbej për mjek, jo biologu për mjek. Asnjë person nuk do të jetë i futun ën punë për arsye politike sepse mbështet një parti politike, do te jetë i futur në punë se ka aftësi profesionale.

Sistemi shëndetësor do të ketë një rishikim të plotë komplet të sistemit shëndetësor, duke pas në bazë që paraja ndjek qytetarin, pacientin. Një pacient, ai që ka nevoj do të ketë trajtimin shëndetësor tek mjeku që don, tek spitali që don. Do të ketë një paketë financiare që do t’a cojmë në secilin prej spitaleve. Pastaj n.q.s ti do me shku tek një spital privat, një pjesë të parave e paguan shteti dhe ti paguan diferencën e mbetur. 

Për sa i përket covidit që erdhën ilacet me shumë vonesë, menaxhimi më i keq që mund t’i bëhej covidit është bërë nga kryeministri i sotëm. Nuk ka pas mështetje për banorët, asnjë mbështetje financiare. Ne marrim një angazhim sapo të vendoset qeveria e PD të gjithë familjarët që janë trajtuar në kushte shtëpie me covid do t’i paguhet fatura financiare për të gjithë ilacet që kanë qenë për këtë sëmundje.
 
Pensionisti 2: Përsa i përket jo vetëm Obotit, po krejt zona  ka ndejt 2 muaj në ujë. A keni mendu ndonje gjë, ai dëmi që është ba por s’jemi në gjendje me mbjell sepse ala është toka llom, ca janë bujq e dijnë tan. Janë prish sera e ca s’ka ba.
Ma e keqja është, se kur kanë ardh ato të qeverisë, na kanë thënë nuk ju mbysim ne por liqeni. Në një kohë që ne e dijmë kush na mbyt, na mbysin hidrocentralet por mos të na bajnë të marr.

Helidon Bushati: Sa i përket përmbytjeve, një problem shumë i prekshëm në këtë zonë sidomos në Anë të malit dhe Dajc, ju e dini shumë ma mirë se sa unë se përmbytjet në shumicën e rasteve dhe këtë rast kanë qenë si pasojë e keqmenaxhimit të kaskadës. Po talljen e bën edhe ai drejtori i Keshit, ai që sot është në listën për deputet, Benet Beci. Ju s kishit drita mbaj mend unë, Oboti kishte dy ditë pa drita e ca ban ai… Don me ba një tender dhe po e ban që ban 25 miliardë lekë, 25 miliardë lekë hedh asfalt. 

Në vend që me pagu dëmshpërblimet, në vend që me ju gjet afër ju, në vend që me ndiku me ju lehtësu atë barrë të madhe që është përmbytja ai don me vjedh edhe tek tenderat e asfaltit, asfaltit. Kjo është mënyra se si e trajtojnë Anën e Malit, Dajcin, e tan Nënshkodrën qeverisja e majtë.
Brenda 6 muajve të parë të qeverisjes së partisë demokratike do të krijohet tryeza me ekspertët më të mirë dhe do të gjejmë zgjidhje, zgjidhjë përfundimtare për përmbytjet. 

Pensionisti 3: Ne kemi një rrjet shumë të keq të ujit tek depozita 1, tek ujësjellësi 1. E dyta, dy depozita uji kena dhe nuk asnjë roje, nuk ka roje natën, janë vetëm ato të ditës që e lëshojnë ujin dhe e mbyllin.

Helidon Bushati: 25 prilli është i rëndësishëm. Pse është i rëndësishëm? Sepse ndryshon një koncept qeverisës, ndryshon mënyra se si qeveria duhet të mendojnë për banorët e saj. Deri tani , qeveria ka menduar të pasurohet vet, të pasurohet qeveritarët, pushtetarët dhe një grup njerëzish që janë të lidhur me to. Qeveria jonë, e cila do të dal pas zgjedhjeve të 25 prillit është një qeveri që do të mendoj për qytetarin. Lufta ndaj korrupsionit, lufta ndaj monopoleve dhe sidomos për Shkodrën, rritja e investimeve. Pse? Sepse sot Shkodra trajtohet si një fshat i Shqipërisë. Prandaj investimet e sotme që nuk janë ba aq sa duhet , janë ba pak. Janë ba vetëm se Edi Rama nuk ka dhan fonde për Shkodrën.
 
Pensionisti 4: A do të dënohen politikanët me ardhjen e qeverisjes demokratike, po nuk u dënunën politikanët këtu korrupsioni nuk hiqet.
 
Helidon Bushati: Të gjithë politikanët që kanë abuzu me ju, me fondet publike që janë tuajat, që kanë kry korrupsion apo edhe më ke vjedhje do të shkojnë para organeve të drejtësisë dhe drejtësia do të merrët me to. Ky është angazhim, cdo politikanë i korruptuar, do politikanë  që ka abuzu me pushtetin do të shkoj para ligjit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb