Jack Teixeira, 21 vjeç, një anëtar i Gardës Kombëtare Ajrore të Masaçusets, është në paraburgim i akuzuar për rrjedhje të dokumenteve të klasifikuara të Pentagonit në një bisedë grupore video-lojërash në internet. Gjykimi i Teixeira është caktuar për të mërkurën, tha Zyra e Prokurorit të SHBA për Distriktin e Massachusetts, duke u përballur me dy akuza. Departamenti i Drejtësisë publikoi dokumentet e padisë, të cilat kanë të bëjnë me mbajtjen dhe transmetimin e paautorizuar të informacionit të mbrojtjes kombëtare dhe heqjen dhe mbajtjen e paautorizuar të dokumenteve të klasifikuara ose materialeve të ngjashme.

Në një raport prej 11 faqesh, një agjent i FBI-së me divizionin e kundërzbulimit në Uashington detajoi shumë nga ato që tashmë janë raportuar publikisht – se 21-vjeçari postoi dokumente të ndjeshme të sigurisë kombëtare që përmbanin informacione shumë të klasifikuara për një grup bisedash Discord, e cila në dokumentet e gjykatës është identifikuar si “Platforma e mediave sociale 1”.

Teixeira u arrestua në North Dayton, Mass., të enjten dhe Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland tha në një deklaratë të shkurtër se ai ka të ngjarë të përballet me akuza sipas Aktit të Spiunazhit që sjell dënime deri në 10 vjet burg për dokument.

Dokumentet e fshehta të zbuluara, disa prej të cilave ishin bërë 40 ditë më parë, tregonin dobësitë e ushtrisë ukrainase dhe zbuluan aftësinë e mbikëqyrjes së SHBA-së për të depërtuar në sistemet ruse të komunikimit. Ato përfshinin harta të mbrojtjes ajrore të Ukrainës dhe dokumente që paraqesin një pamje të qeverisë ruse duke debatuar brenda vendit për numrin e viktimave të luftës.

Piloti 21-vjeçar, të cilin The New York Times e identifikoi përpara arrestimit të tij, ishte udhëheqësi i një grupi Discord të quajtur Thug Shaker Central. Rreth 20 deri në 30 njerëz, kryesisht të rinj dhe adoleshentë, ishin mbledhur atje për dashurinë e tyre të përbashkët për armët, komentet raciste dhe videolojërat dhe arritën të forconin marrëdhëniet e tyre gjatë izolimit pandemik.

“Të dua”, i ka bërtitur babai i tij në gjykatë, teksa Teixeira është paraqitur para një gjykate në Boston për të mësuar mbi akuzat ndaj tij.

21-vjeçari, i veshur me pranga dhe një kostume burgu kaki, ka dëgjuar akuzat pak pas orës 10 të mëngjesit me orën lokale, ndërsa babai i tij, i cili ndodhej në vendngjarje, i ka bërtitur.”Të dua, Jack!”. Ai u përgjigj: “Edhe unë të dua babi”.

Pas kësaj, Teixeira foli vetëm në dy raste të tjera, duke u përgjigjur me një “po” të thjeshtë kur u pyet nëse e kuptonte të drejtën e tij për të heshtur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb