Pentagoni konfirmon se mbrëmjen e kaluar rreth orës 11 ishin 5 raketa që sulmuan aeroportin e Kabulit.

Akti ishte i paralajmëruar pasi Joe Biden në një deklaratë zyrtare bëri të ditur se ishte informuar për një sulm të mundshëm të dielën ose të hënën.

Ndërkohë gjenerali Taylor tha se falë masave mbrojtëse, forcat amerikane arritën të pengojnë sulmin me raketa.

‘’Rreth orës 11 mbrëmë, deri në pesë raketa u lëshuan në Aeroportin e Kabulit. Forcat ushtarake amerikane përdorën me sukses masat tona të mbrojtjes së forcës për të penguar sulmin.’’ – tha Taylor.

Sulmin e mori përsipër sërish Shteti Islamik Kharosan, filial afgan i ISIS teksa SHBA i është përgjigjur njëherë duke i vrarë dy figura të larta që planifikonin sulm terrorist në aeroportin e Kabulit.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb