Departamenti Amerikan i Mbrojtjes së SHBA, ka zhvilluar një konferencë shtypi, ndërsa ka akuzuar forcat ruse për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë, duke shtuar se do të ofronte ndihmë në mbledhjen e provove.

Pentagoni ka akuzuar Kremlinin për sulmet sit ë qëllimshme për konflikt.

“Ne sigurisht shohim prova të qarta se forcat ruse po kryejnë krime lufte dhe ne po ndihmojmë në mbledhjen e provave. Por ka procese hetimore që do të vazhdojnë dhe ne do ta lejojmë që të ndodhë. Ne do të kontribuojmë në atë proces hetimor.”, ” tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby në një konferencë shtypi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb