SHBA-Është 22 milion dollarë buxheti që disponon Departamenti i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të studiuar Ufo-t. Një shifër e vogël nëse e krahasojmë me 600 miliardët e përvitshëm që dispononte Dod (Ministria e mbrojtjes amerikane).

Financimi për 5 vjet ka shërbyer për të hetuar për Ufo-t në mënyrë sekrete. Tani Pentagoni ka pranuar për herë të parë ekzistencën e atij programi për të identifikuar kërcënimet që vijnë nga hapësira.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja amerikan New York Times sipas së cilës programi i nisur në 2007 është ndërprerë në 2012.

Por mbështetësit e këtij programi pranojnë që edhe nëse departamenti i Mbrojtjes nuk ka dhënë fonde, programi ka vazhduar.
Në vitet e fundit pesë drejtues që lidhen me këtë program kanë vazhduar të hetojnë për episodet e raportuara nga disa ushtarake.

Mes dokumenteve që disponon Times, edhe disa të regjistruara me video nga pilotët e marinës amerikanë shfaqen imazhe ku duken objekte që kanë habitur edhe vetë studiuesit.
Shkencëtarët e intervistuar nga e përditshmja kanë komentuar se imazhe të tilla janë të pashpjegueshme.

Një hetim gazetaresk rindërton edhe origjinën e projektit sekret. Në vitet 2000 senatori demokrat Harry Reid kërkoi me ngulm këtë projekt që u financuar nga manjati Robert Bigelow, një mik i vjetër i Reid, i cili aktualisht bashkëpunon me Nasa-n.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: