Pilotët F-35 të Turqisë nuk do fluturojnë më në një bazë ajrore amerikane në Arizona, tha Pentagoni për Reuters të hënën, pasi Shtetet e Bashkuara përjashtuan  përfshirjen e Ankarasë në programin e avancuar pas  planeve të Turqisë për të blerë  sistemin mbrojtës ajror rus.

“Departamenti është i vetëdijshëm se pilotët turq nuk po fluturojnë,” tha Forca Ajrore, nënkoloneli Mike Andrews, një zëdhënës i Pentagonit

“Pa një ndryshim në politikën turke, ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët turq për të mbyllur pjesëmarrjen e tyre në programin e stërvitjes F-35”.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb