Departamenti amerikan i Shëndetësisë (HHS) i kërkoi Pentagonit të përgatitet për të strehuar në bazat ushtarake 20 000 fëmijë emigrantë të cilët kanë hyrë në territorin amerikan të pashoqëruar nga të rriturit, njoftoi për median një zyrtar amerikan.

“Ministrisë së Mbrojtjes iu kërkua për t’i ardhur në ndihmë HHS-së e cila kërkoi 20 000 shtretër”, njoftoi ky zyrtar në kushte anonimati.

Këto shtretër janë për fëmijët e pashoqëruar. Në dekretin e nënshkruar të mërkurën për dhënien fund ndarjes në kufi të familjeve të migrantëve të paligjshëm, Donald Trump i urdhëroi Departamentin e Mbrojtjes për të vënë në dispozicion nëse do të është e nevojshme çdo ndërtesë që mund të përdoret për të strehuar migrantët, si dhe për të ndërtuar ambjente të reja, shkruan atsh.

Ministria e Shëndetësisë kishte planifikuar prej disa javësh të përdorte disa nga bazat ushtarake amerikane në jug të SHBA-së për të akomoduar migrantë minorenë, të cilët kanë ardhur të pashoqëruar në SHBA për të takuar të afërmit e tyre. Katër baza u përzgjodhën, përfshirë tre në Teksas dhe një në Arkansas

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb