Trajnerit të Bajernit, Pep Guardiol, nuk i pëlqen shumë që të japë intervista. Pas ndeshjes në Torino, spanjolli ka dhënë intervistën për “Sky”, ku e analizon barazimin jo me shumë qetësi. Reporterët e “Welt”, së bashku me studiuesin e mimikës, Dirk Ailert kanë analizuar nervozizmin e Pepit.

Studiuesi del në përfundim sesa më shumë pyetje thumbuese dhe kritike, aq më shumë nervoz paraqitet spanjolli.

Pep, rezultati doli 2-2. Jeni të kënaqur? Të nervozuar? Si ndiheni?

I kënaqur.

Pse i kënaqur?

Për shkak të performancës në fushë.

60 minutat e para ishin super. U argëtuam shumë, por më pas…

Ne luajtëm shumë mirë për 90 minuta dhe jo vetëm për 60.

Nuk shqetësoheni që pas 2-0 u barazuat 2-2?

Pse?

Sepse thjesht fitorja do të ishte më mirë.

Po, por ky është futbolli. Si iu duk paraqitja? Nëse ju shihni vetëm rezultatin, por ishte 2-2. Por, nëse ne analizojmë ndeshjen, atë çfarë bëmë në Torino, në këto zona të ngushta, jemi për t’u admiruar. Deri në minutën e 60-të nuk u dhamë asnjë shans rrezikimi. Luajtëm me personalitet dhe karakter. Sigurisht do të ishte më mirë ta fitonim, por nuk duhet harruar që luanim me nënkampionin e Europës, të cilët kanë fituar 15 ndeshje radhazi dhe fituar 4 herë radhazi titullin në Serinë A. Ato pak probleme momentale që kishim i përdorën me efikasitet, por ndërtimi i lojës dhe organizimi ishte çmenduri.

Ekipi nuk bëri më presingun e duhur. Mungoi disi agresiviteti.

Nuk bëmë presing për 90 minuta? Çfarë ndodhi atëherë në 10 minutat e fundit? U mbrojtëm në zonën tonë? Frenk Riberi pati dy shanse dhe dha tre krosime.

U përpoqët, por vetëm në fund.

Nuk duhet nënvlerësuar Juvja. Kuadrado, Manxukiç, Dibala janë lojtarë të mirë, Pogba është lojtar klasi. Mua si trajner më duhet të analizoj atë çfarë bëmë. Kjo është detyra ime. Nëse ti thua se varemi nga rezultati, është detyra tënde, jo e imja.

Unë vazhdoj të qëndroj te rezultati. Sa besim ju jep barazimi për të thënë që kualifikoheni në Mynih?

Do të jetë e vështirë sa në Torino. Pres një Juventus me presing që në fazën e parë, të cilët më pas do kërkojnë të përfitojnë nga gabimet tona. Është ekip italian. Unë e di sa e vështirë është për Gjermaninë të fitojë kundër Italisë. Italianët kanë mentalitet dhe presin momentin e duhur. Një gabim u mjafton. Unë e di që Juventusit i pëlqen të mbrojë në zona të ngushta dhe sulmojë në zona të gjera. Mua më pëlqen e kundërta, të mbroj në zona të gjera dhe sulmoj në zona të ngushta. Kjo është diferenca. Shpresoj që në ndeshjen e radhës të kem lojtarë në formë për ta pasur më të lehtë kualifikimin.

(d.b/PanoramaSport/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: