Manchester City është vënë pas futbollistit më të gjatë në Britani, Kyle Hudlin, i skuadrës Solihull. Pep Guardiolës i ka tërhequr vëmendjen një video e sulmuesit që aktivizohet në Premier Conference dhe është befasuar nga talenti i sulmuesit 206 centimetra i gjatë.

Gjatë kësaj fundjave, “Sitizens” dërguan skautë për ta parë nga afër, ndërsa në gjurmët e Hudlin janë vënë edhe klube të Championship, përfshirë Cardiff dhe Midlesbrough. Futbollisti me gjatësinë e një basketbollisti aktivizohet me Murs prej muajit tetor, teksa shënoi 25 gola në 22 ndeshje me skuadrën e Sunday League, Falcons.

Edhe nëse transferimi i tij në Manchester do të materializohej, Hudlin do të priste gjatë për të pasur shansin e parë me skuadrën e Cityt dhe me shumë mundësi ai do të huazohet në një tjetër klub për të parë përmirësimin e tij.

Në ndeshjen e parë të Premier League këtë sezon, Pep rreshtoi kundër Tottenham formacionin titullar më të shtrenjtë në historinë e futbollit, që kushton 530 milionë stërlina. Ndërsa në stol kishte 300 milionë stërlina të tjera. Kjo shifër mund të shtohej ndjeshëm nëse vjen edhe Harry Kane.

(BakanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb