Pas përfundimit të ndeshjes së Premier Ligës mes Mançester Sitit dhe Bërnlit, e fituar nga “qytetarët” me rezultatin 2-­1, trajneri Pep Guardiola bëri një deklaratë që habiti barë opinionin sportiv. Ai u shpreh se karriera e tij si trajner po i afrohej fundit.

“Unë do të jem trajner i Mançester Sitit në 3 vitet e ardhshme, ndoshta dhe pak më shumë, por jam i sigurt që jam duke arritur fundin e karrierës sime. Nuk do të jem në stol duke drejtuar deri në moshën 60 apo 65-­vjeçare. E ndjej që procesi i lamtumirës sime ka filluar tashmë”, tha trajneri spanjoll.

Guardiola bën trajnerin prej 9 vjetësh, gjatë të cilëve ka fituar 21 trofe nën drejtimin e Barcelonës dhe Bajernit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: