Agjenti i tij në ditët e shkuara i kishte vendosur pikat mbi “i”, ndërsa tani ai që ia mbyll dyert një rikthimi të mundshëm te Bajerni i Mynihut është vetë Pep Guardiola, që në një intervistë për “Sky Sports” ka qartësuar se e ardhmja e tij do të jetë te Mançester Siti, të paktën deri në vitin 2021, kur i përfundon kontrata me klubin anglez.

“Bajerni më pëlqen shumë, isha shumë i lumtur aty, por ata e dinë se unë jam një person që respektoj atë që firmos. Në futboll, kur nuk arrihen rezultatet mund të shkarkohesh. Por nëse Siti më do, unë dua të qëndroj. Nuk e di se nga dolën këta zëra, por më kam përshtypjen se dikush hedh një gur në lumë dhe të tjerët e ndjekin”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: