Nëse tifozët më optimistë të Manchester City mbanin ende gjallë shpresat e tyre, tashmë edhe ata duhet të dorëzohen si Pep Guardiola. Tekniku spanjoll e njeh shumë mirë futbollin dhe për këtë arsye nuk do t’i ushqejë shpresa të kota vetes, futbollistëve të tij dhe tifozëve, ndërsa që tani i jep titullin kampion rivalëve të Liverpool.

Premier League Manchester City V Sheffield United
Premier League Manchester City V Sheffield United

Dorëzimi i Guardiolës mbështetet tek numrat, pasi sipas tij është e pamundur të përmbyset distanca e madhe që kanë krijuar “Reds” në krye të klasifikimit. “E kam thënë edhe më parë. Të mendosh se mund të arrijmë Liverpool, është një objektiv jashtë çdo realiteti. Si mund ta mendosh këtë, kur përpara ke një skuadër me numrat e Liverpool”, ka thënë Guardiola në konferencën për mediat pas fitores 2-0 kundër Sheffield në ndeshjen e fundit të vitit. Pavarësisht këtij suksesi, “Qytetarët” e shohin veten 14 pikë larg Liverpool, që gjithashtu ka edhe një ndeshje më pak.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb