Edhe pak muaj te Bajerni dhe pastaj e ardhmja në Angli.

Deri më tani të gjithë e kanë dhënë të sigurt destinacionin e rradhës të Pep Guardiolës, te Manchester City ku me miliardat e sheikëve synon të çojë në një tjetër nivel Citizens, por në orët e fundit e ardhmja e trajnerit spanjoll është kthyer në një thriller të vërtetë.

Trajneri aktual i Bajernit të Mynihuut është një objekt dëshirash edhe te Manchester United dhe France Football ka dhënë lajmin që ka trazuar ambientin sportiv. Tekniku 45 vjecar javën e kaluar është takuar me drejtuesit e “djajve të kuq” në Hotel Bristol në Paris.

Vlen të theksohet se Manchester United ka një kontratë me trajnerin aktual Luis Van gaal deri në 2017 por eksperienca e tij deri më tani në Old Trafford ka qenë tejet zhgënjyese kështu që nuk është aspak cudi që te United të synojnë atë që konsiderohet si një nga trajnerët më të mirë në botë për momentin.

Te City apo United, tani askush nuk mund të vërë bast i sigurt si pak ditë më parë, sido që të jetë e ardhmja e Guardiolës do të jetë në Manchester.

(SuperSport/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: