5 pikë disanvantazh në këtë fillim kampionati kanë prishur humorin e Pep Guardiolës, që nuk mund të pranojë kurrsesi diferenca të tilla mes Mançester Sitit dhe Liverpulit. Kampionët e Anglisë kanë 10 pikë, ku kanë marrë 3 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje, kundrejt marshimit prej 5 suksesesh radhazi të kampionëve të Europës. Në konferencë për shtyp, spanjolli nuk ka ngurruar të tallet me mediat dhe me rivalin

“5 pikë diferencë? Jemi në shtator, në rregull! Urime Liverpulit, janë kampionët por çfarë të bëjmë që jemi vetëm në shtator! Do të rikuperohemi, do të stërvitemi dhe do të rikthehemi sërish. Kemi lënë 5 pikë, por ndaj Totenhemit kemi luajtur jashtëzakonisht mirë. Do rikuperojmë”, u shpreh Guardiola para mediave.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb