Vetëm 19 vjeç, por kartoni i tij në tregun e transferimeve kushton minimalisht 100 mln euro. Jude Bellingham është kthyer në një nga lojtarët më të kërkuar në treg, sipas ESPN, në verë pritet që për mesfushorin të zhvillohet një garë e ethshme mes klubeve të mëdha evropiane, pasi së fundmi interesim për të ka shfaqur edhe Man.City.

Pep Guardiola 3 2048x1152
Pep Guardiola 3 2048×1152

“Qytetarët” janë të fundit që futen në garë pasi për Bellingham interesohen edhe Real Madrid e Liverpool. Klubi i B.Dortmund nuk pritet të bëhet pengesë, janë të gatshëm të lënë të lirë mesfushorin, por kërkojnë që Bellingham të vendos, të përcaktojë të ardhmen e tij.

Jude Bellingham Manchester City Borussia Dortmund 2022
Jude Bellingham Manchester City Borussia Dortmund 2022

Verdhezinjtë ia kanë bërë të qartë mesfushorit se mund të largohet, por duhet të vendos brenda javëve të ardhshme se ku do të transferohet, çfarë planesh ka për sezonin 2023/24.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb