Antonio Martinelo, 31-vjeç, ka ndërruar jetë pas përplasjes fatale nga një tren pranë shtëpisë së tij në zonën e Potenca-Piçenës, teksa po ndiqej nga forcat e rendit. Martinelo, gjyqtar futbolli në ligat e ulëta, ndodhej në arrest shtëpie pas akuzave për “stalking”, ndërsa policia kishte shkuar ta arrestonte pasi kishte shkelur urdhrin për të qëndruar në arrest.

Gjyqtari që u bë i famshëm pasi mori një përjashtim nga terrenet e blerta pasi goditi me kokë një futbollist, është drejtuar me nxitim drejt shinave të trenit, ku edhe ndërroi jetë nga aksidenti fatal. Ndërkohë, uniformat blu nuk e përjashtojnë hipotezën e vetvrasjes.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb