ELBASAN- Specialistët e Krimeve në Komisariatin e Policisë Peqin kanë ndaluar një 47-vjeçare, e cila ka kanosur dhe më pas ka plagosur dy nxënës me gërshërë. Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan, është bërë ndalimi i shtetases Flora Hoxha,  banuese në fshatin Përparim, Peqin.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për 47-vjeçaren pasi në shkollën 9-vjeçare “Shefit Hakali”, në fshatin Përparim ka kanosur me gërshërë nxënësit L.H., dhe H.P., të dy 13 vjeç, banues në Peqin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb