PEQIN- Një 61-vjeçar ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti rrugor. Burime zyrtare nga policia e Peqinit bënë me dije se i moshuari, Kujtim Agolli ishte duke kaluar rrugën, ndërsa është përplasur nga një automjet.

Sakaq, forcat policore sapo u njoftuan për aksidentin shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisën hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit u ndalua nga policia.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: