Nga: IDA NURCE* PEQIN-Në Fshatin Kurtaj të Peqinit është shumë e lehëtë të marrësh një dëftesë të shkollës 9- vjecare, pasi atje mund të vlerësohesh edhe pa qenë prezent në mësim. 21 nxënës të cilët nuk janë fare në shkollën 9- vjeçare Kurtaj, nuk marrin asnjë mungesë, përkundrazi ata vlerësohen çdo ditë. Këtë gjë e ka zbuluar emisioni Kaktus, pasi ka marrë denoncimin nga njëra mësuese e kësaj shkolle. Gjatë verifikimit gazetarja e Kaktus ka hasur në shumë pengesa, pasi drejtori i kësaj shkolle dhe kryemësuesi nuk e ka lënë që të futet në ambjentet e shkollës me justifkimin që duhet të ketë shkresë nga drejtoria e DAR të Elbasanit. Ka marrë drejtoreshën dhe ka vajtur atje bashkë me drejtoreshën, por atë ditë ishin zhdukur të gjithë regjistrat dhe mësuesit punonin pa regjistra fare. Ora e mësimit zhvillohej me një bllok fletorje. Ka pyetur mësueset se ku i kanë regjistrat dhe ato janë përgjigjur që ua ka marrë drejtori. Verifiket janë bërë vetëm fizikisht, ndërkohë që kjo çështje do të vazhdojë edhe kësaj jave, pasi pritet një shkresë nga ministria për kontrollin e regjistrave.

(a.n/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: