BRITANIA E MADHE 

Joanna Dennehy është vrasësja më e rrezikshme në Europë dhe është nga Britania e Madhe. Ajo ka thyer “rekord”, pasi ka vrarë 3 burra për 10 ditë.

Dennehy është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa jeta e saj si kriminele është bërë dokumentar. Në mars të vitit 2013, policia angleze gjeti trupat e tre burrave në gropa të ndryshme. Viktimat ishin ekzekutuar nga kjo grua, shkruajnë mediat në gjuhën angleze.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gruaja ka përdorur madje metoda që janë të çuditshme, gjatë vrasjeve që ka kryer. Njërit prej viktimave, të quajtur Kevin Li, Dennehy ia kishte hedhur kufomën pasi i kishte veshur një fustan të zi në pjesën e sipërme të trupit. Ajo u kap, pasi plagosi edhe dy burra të tjerë, pas vrasjes të tre burrave më herët.

Joanna Dennehy bëhet kështu gruaja e dytë në të gjithë Britaninë e Madhe që merr dënim të përjetshëm. Hetuesit, duke u nisur nga metodat e saj jashtëzakonisht të çuditshme e ç’nderuese, e kanë konsideruar si “kriminelen më të rrezikshme në Europë”.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb