Padyshim pajtimi i tyre ishte lajm i vitit për showbizin shqiptar. Bëhet fjalë për Stresin dhe Noizy.

Teksa është bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, Arkimed Lushaj, ka rrëfyer se si ndodhi krisja dhe më pas pajtimin me Rigels Rajkun, i njohur ndryshe Noizy.

Ai i tha banorëve të Big Brother Vip Kosova se 11 vite nuk kanë folur me njëri-tjetrin.

“Na s’kemi fol për 11 vjet me Noizyn. Në atë kohë ka pas ofendime prej të dy palëve, diçka që në nuk krenohemi por shyqyr që është adoleshenca kjo. Edhe kur jena pajtu na jon gëzuar pa fund njerëz, ama krejt qata njerëz që janë gëzuar u kon desht me na pajtu ma shpejt, ata s’janë kon njerëz të mirë”, u shpreh Stresi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: