Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” në News 24 me autore Evis Ahmetin u trajtua sot historia dramatike e një familje, ku kryefamiljar ka qenë përherë nëna.

Dhuna ndaj saj ka qenë e pranishme në mënyrë të përhershme, ajo trokiti në dyert e emisionit duke apeluar ndihmë në tetor të vitit 2015-të.

Në disa emisione maratonë të cilat tronditën mbarë opinionin publik Elisabeta Picari rrëfen me ngashërim plagët e marra nga vuajtjet e jetës. Në një nga emisionet ajo humbet edhe ndjenjat, pasi pesha e madhe dhe vuajtjet mbi shpinë ja kishin lodhur shpirtin. Elisabeta Picari rrëfeu për publikun papërgjegjshmërinë e bashkëshortit të saj si dhe e denoncoi atë publikisht për dhunë prej 12-vitesh.

Sot pas një periudhe të gjatë ajo mbërrin në studion e emisionit së bashku me nënën e saj, por këtë here një tjetër ngjarje e dhunshme ka ndodhur me to.
Ato janë rrahur dhe dhunuar barbarisht, por këtë here nga një tjetër pjesëtar i familjes.

“Kur u ndava nga burri më mori vëllai në shtëpi. Më tha çfarë do hanë fëmijët e mi, do hanë edhe të tutë. Por tani pas 9 vitesh pasi i shërbeva nënës time dhe vëllezërve të tjerë por filluan problemet. Nusja e vëllait më tha që ti duhet të ikësh që këtu. Pastaj nisën problemet sa vëllai na rrahu mua dhe nënës brutalisht”,- tha ajo.

“Ai na dhunon sepse do të marri lekët e invaliditetit të dy vëllezërve të sëmurë. Më thote mua që shko te toka e burrit tënd s’ke punë te tokat dhe shtëpia jonë, edhe pse ai e ka shtëpinë veç. Gruaja e vëllait tim thotë që ajo tokë dhe ajo shtëpi është djersa ime. Ajo ka shtëpinë e vet, kanë marrë gjithçka, duan ti marrin dhe ti japin me qera dhe tokën dhe shtëpinë. Duan ti marrin gjërat me forcë, madje më kishte gjetur shtëpi në Kashar dhe vajza ime ishte e vogël dhe në atë shtëpi hynin hajdutët lirshëm. Gjeta një shtëpi tjetër me qera e pagova por edhe aty kunata vinte dhe më kërcënonte. Unë e kam parë edhe vet kur ajo si nuse i ka rënë me shkelma nënës. Ka rreth dy javë kur mami shkoi denoncoi në polici, pasi nusja e vëllait më tha që do të fus në burg. Ne ishim në gjume, një ditë edhe vëllai i ra derës me shkelma dhe unë hapa derën, ai i hyri me shkelma vajza njoftoi policinë me telefonin tim. Nusja qëndronte jashtë dhe thërriste emrin e vëllait. Mami u çua nga gjumi dhe shkoi në polici dhe policia erdhi dhe e gjeti vëllai brenda në shtëpi. Pastaj policia nuk na dha asnjë zgjidhje, edhe pse e gjeti brenda banesës. Denoncime ka pafund dhe asnjë nuk është brenda. Unë nuk kam ushtruar dhunë ndaj vëllait edhe ndaj askujt, nuk jam shkaktare e kësaj dhune. Policia është tallur me mua”,- thote Elisabeta.

Ndërkohë që mamaja e Elisabetës u shpreh: “Sherri dhe dhuna që ushtron djali ndaj meje dhe vajzës ka filluar pasi u martua. Por kjo gjë ndodhi edhe kur Elisabeta u kthye në shtëpi te mua. Mirpo unë duhet të gatuaja dhe të laja dhe shpëlaja çdo ditë, djali donte që të largoja Elisabetën dhe të merrja një shërbyese dhe të më gatuante njëherë në tre ditë. Unë e mora Elisabetën se burri e hodhi në rrugë, mezi i kam rritur këta fëmijë dhe nuk e braktis dot. Më kanë çuar në polici disa herë por asgjë nuk është zgjidhur asgjë. Ata më kanë dhunuar dhe rrahur edhe mua edhe vajzën, arsyeja është kthimi Elisabetës në shtëpi. Kur kemi shkuar në polici, një civil mu drejtua edhe më tha që djalin e kam fut në burg, ndërkohë që ky ishte në kafe me nusen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb