Një 28-vjeçar ka rënë pre e dhunës nga disa persona, pasi ishin zënë për rregullat e qarkullimit. Ngjarja ndodhi mbrëmë në Firence të Italisë. Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar është ndjekur nga 3 afrikanë në një lokal në vendin e tij të punës dhe më pas është sulmuar.

‘Ansa’ shkruan se në ndihmë të tij ka shkuar edhe shefi i tij, i cili po ashtu ka rënë pre e dhunës.

Mësohet se shqiptari ishte duke kaluar me biçikletë në rrugë teksa ka nisur të zihet me agresorët. Shqiptari është dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb