MEKE– Të paktën 717 persona kanë vdekur sot gjatë pelegrinazhit të haxhit në Mekë për shkak të shtyrjeve, ndërsa 800 të tjerë janë të plagosur.

BBC ka publikuar disa statistika në të cilat thuhet se që nga viti 1987 kanë vdekur 2802 pelegrinë.

Në vitin 2006 vdiqën 364 pelegrinë në një situatë të tillë në Urën Jamarat në Mina.

340 pelegrinë vdiqën kur një zjarr i shkaktuar nga erërat e fuqishme përfshiu qytetin e tendave në Mina.

Në vitin 1994 vdiqën 270 pelegrinë në turmën e krijuar gjatë hedhjes së gurëve, shkruan “Koha.net”.

Tragjedia më e madhe me pelegrinë ndodhi në vitin 1990 kur 1426 persona, shumica aziatikë, vdiqën në turmën dhe shtyrjen e krijuar në tunelin kryesor që shpie te vendet e shenjta.

402 pelegrinë vdiqën në vitin 1987 kur forcat e sigurisë ndalën një demonstratë anti-amerikane të nisur nga pelegrinët iranianë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: