I ftuar në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte analisti nga Kosova Milaim Zeka, i cili ndër të tjera bëri rrëfime të rralla nga lufta në Kosovë.

Milaimi theksi se pothuaj 90 për qind e filmimeve të bëra gjatë luftës në Kosovë, të cilat jepen në televizionet shqiptare, janë bërë nga dora e tij.

Ai kujtoi në studion e programit historinë e përdhunimit të Pranverës 16-vjeçare, e cila kishte rrëfyer para tij se nënat kosovare vajzat e bukura i mbulonin me plehun e lopës që të mos identifikoheshin nga serbët.
Pranvera kishte rrëfyer se ajo së bashku me 16 shoqe u rrëmbyen dhe u pyetën nga serbët për baballarët dhe vëllezërit e tyre. E teksa kishim mbledhur rreth 300 burra, nisën të përdhunonin vajzat para familjarëve.

Pranverën e kishin përdhunuar për 3 ditë dhe 3 net në sytë e babait dhe vëllait të saj, ndërkohë që i kishin djegur edhe gjoksin me cigare. Analisti tha se kjo ngjarje asokohe u shpërnda në të gjitha mediat e njohura botërore.

Ishin të shumta fotografitë nga lufta të cilat u shfaqën në programin “Dola te Ola”, dhe me dhimbje Milaimi tregoi se një pjesë e madhe e atyre që shiheshin nëpër fotografi nuk jetojnë më.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb