Smartfoni i vendosur në kërthizë, për 30 sekonda mund të monitorojë nivelin e stresit psiko-fizik.

”Nuk ka nevojë për pajisje shtesë dhe thjesht shfrytëzon sensorët e tij të përshpejtimit normal, me të cilët mund të maten rrahjet e zemrës dhe dridhjet mekanike të prodhuara prej saj në secilën rrahje”, sipas studimit të publikuar në revistën “Sensors”.

Studiuesit u përqendruan në përdorimin e smartfonëve në një monitorim të shkurtër vetëm prej 30 sekondash për të bërë monitorimin në pozicionin shtrirë në mëngjes, para ngritjes nga shtrati.

Duke përpunuar siç duhet sinjalin që lidhet me aktivitetin mekanik të zemrës, studiuesit bënë matjet në rrahjet e zemrës dhe monitoruan gjendjen e aktivizimit të sistemit nervor të lidhur me nivelin e stresit.

Eksperimenti përfshiu 16 vullnetarë, të cilët bënin matjen në kushte pushimi.

Në këtë mënyrë ishte e mundur të verifikohej aftësia e smartpfonit për të kapur shtimin e stresit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb