SARANDE- Vijojnë të rriten kërkesat e të huajve për të pasur një banesë të tyren në qytetin e Sarandës. Brenda 7 muajsh, në Sarandë janë shënuar 50 blerës të huaj. Shifra konfirmohet nga drejtoresha e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Sarandë, Adriana Shehu. Sipas saj, numri i shtetasve të huaj që kërkojnë shërbim në zyrën e regjistrimit krahasuar me vitet e tjera janë shtuar si numër.

Drejtoresha e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme sqaron edhe për zonën Turizëm – Kanali i Çukës që për vite me radhë një numër apartamentesh nuk mund të kryenin dot hipotekën.

Që nga periudha qershor – korrik e këtij viti janë lëshuar disa leje shfrytëzimi nga zyra e Urbanistikës pranë bashkisë Sarandë të cilat kanë vijuar trajtimin për regjistrimin e këtyre godinave dhe në disa raste janë lëshuar edhe Certifikata pronësie.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb