Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli-Faber ka njoftuar se një i ri nga Shkodra është pjesë e listës së FORBES në 30 personat më të famshëm nën 30 vjeç.

Në një postim në Facebook, ambasadorja shkroi se Kevin Krasniqi është përzgjedhur mes 12 mijë kandidatëve, për arritjet e tij marramendëse në botën financiare dhe atë të zhvillimit ekonomik.

Ajo ka zbuluar se i iru ka krijuar gjithashtu edhe një kriptovalutë me një vlerë tregu prej 4 miliardë dollarë.

Postimi i plotë:

A e njihni #KevinSekniqi, të cilin më pëlqen ta quaj djalin nga Shkodra! Tashmë është një “hit” në botën financiare ndërsa FORBS e ka listuar në listën e famshme “30 under 30”, një nga 30 personat e moshës nën 30 vjeç që ka arritur një sukses marramendës në botën financiare dhe atë të zhvillimit ekonomik.

Forbes nënvizon se ka shqyrtuar mbi 12 mijë kandidatë të mundshëm, duke i vlerësuar për faktorë si investimi, të ardhurat, ndikimi social, inovacioni dhe potenciali që kompanitë e tyrë ofrojnë. Siç e përshruan Forbes, Sekniqi është “bashkëthemeluesi më i ri i Ava Labs, i cili ka luajtur një rol kyç në krijimin e Avalanche, një blockchain me shpejtësi të lartë që numëron mbi tre milionë përdorues, dhe [në krijimin e] AVAX, një kriptovalutë me një vlerë tregu prej 4 miliardë dollarë.”

E takova vitin e kaluar në Majemi, në ato pak orë që ja lejonte vetes për të pushuar larg kompjuterit dhe kompanisë së tij. Shumë i dashur, i thjeshtë, dhe me mjaft modesti fliste për komaninë e tij, të filluar që në bankat e shkollës, zhvilluar në Nju Jork por vendosur në Miami, Florida. Ate prill 2021 ai ishtë në fazën e kërkimore, dhe priste që brenda vitit të përmbyllte ëndërrën e tij për një zhvillim unik në fushën e kriptomonedhës. Tani ai ja ka dalë me sukses.

Jemi shumë krenar për ty!

https://www.forbes.com/profile/kevin-sekniqi/?sh=65b470213715&fbclid=IwAR0L6s_Znl-ayu5khss8g_j1TRp2X1Uxtrc01d6iiORe_gb1jAJ96VRDQIM

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb