Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ‘kritikëve’ të tij se investon në jug të Shqipërisë, dhe jo në veri, duke u publikuar një video nga Ulza.

Ai thotë se kjo është për ata që bëjnë sikur nuk shohin dhe nuk kuptojnë, pasi qeveria po investon në jug dhe në veri.

Për Ulzën, Rama shkruan se para disa vitesh nuk kishte as rrugë, teksa kishte vetëm vulën e rrënimit kurse sot është destinacion turistik.

STATUSI NGA EDI RAMA
? Ulza e mrekullueshme, ku para disa vitesh s’kishte as rrugë për të shkuar e përveç njerëzve të mrekullueshëm, gjithçka tjetër kishte vulën e rrënimit, sot është kthyer në një destinacion turistik, ku do vijojmë të investojmë në infrastrukturë e të mbështesim nismat për bujtina turistike e për agrobiznes?

*për ata që bëjnë sikur nuk shohin dhe nuk kuptojnë, e që hedhin këtu romuze për Veriun e braktisur, sa herë postohet një punë e bërë në jug, Ulza është në Veri, në qarkun e Dibrës, siç janë në Veri edhe Puka, Malësia e Madhe, Thethi, Alpet e me radhë Kukësi, etj., ku kemi investuar e do vazhdojmë të investojmë edhe më shumë, sepse Shqipëria është nji jug e veri??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb