SPANJE

Një youtuber spanjoll ka qenë protagonisti i një shakaje pa krip kundrejt një personi të pastrehë. Ai kishte filmuar një person të pastrehë duke ngrënë biskota brenda, të cilave në vend të kremit kishte pastë dhëmbësh. Kjo shaka i ka kushtuar 5 muaj burg, 5 vjet pa rrjete sociale, duke mos pasur të drejtë të postojë video në kanalin e tij dhe 20 mijë euro që duhet të dëmshpërblej personin e pa strehë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

I riu i quajtur Ren Kanghua, i cili poston video nën emrin RetSet, e filmoi veten e tij në janar të vitit 2017 duke zëvendësuar mbushjen e bardhë tek biskotat e njohura me pastë dhëmbësh.

Pasi i ripaketoi, ai ia dha një të pastrehu në rrugë. 53-vjeçari i quajtur Gheorge u dje keq dhe i nxori nga stomaku 5 minuta pas ngrënies.

Njeriu i pastrehë u identifikua si Gheorge L, me origjinë nga Rumania, i cili punonte si bari’ para se të shkonte në Barcelonë. Sipas ‘El Pais’, Kanghua nuk i ka mohuar akuzat dhe komentopi në lidhje më atë që kishte bërë: “ Nëse do të kapesha me një person më të fort se unë do ta pësoja keq, ndërsa me njerëz që nuk janë mirë,nuk rrezikoj. Bëj gjëra të çuditshme për të dhënë spektakël. Njerëzve iu përlqejnë gjërat e çuditshme”
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb