Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka komentuar ngjarjet e ndodhura ditën e sotme në Bashkinë e Devollit.

Përmes një mesazhi në “Instagram”, zv.kryeministri shkruan se sot iu mbaron zyrtarisht mandati kryebashkiakëve dhe këshilltarëve bashkiakë, ndaj dhe sipas tij, të zgjedhurit e 30 qershorit duhet të marrin detyrën.

Më tej, Braçe shton se opozitarët që nuk lirojnë bashkitë janë si fantazma në raport me ligjin, pasi sipas Kushtetutës, ata nga sot nuk janë më kryetarë e këshilltarë.

“NUK JENI ME! JENI FANTAZMA NE RAPORT ME LIGJIN! Po ndodh qe, ne dite si kjo, mbaron mandati i cdo te zgjedhuri vendor kryetar bashkie dhe keshilltar! Sipas Kushtetutes, ne nje dite si kjo e kur ndodh kjo, nuk ka me as kryetare e as keshilltare, pra as keshilla bashkiake.

Ne nje dite si kjo, sipas Kushtetuetes, keshilltaret e zgjedhur nga populli ne perputhje me Kushtetuten, shpallur nga KQZ e Kolegji-dy institucione legjitime, marrin detyren!

Bashke me ta e para tyre, sipas Kushtetutes, kryetaret e zgjedhur nga populli ne perputhje me Kushtetuten, shpallur nga KQZ, Kolegji e mbi te gjitha, vertetuar nga Gjykata, betohen, marrin e nisin detyren!

Kaq mu sic thote Kushtetuta! Ndaj, duhet te kuptoni se, jeni fantazma! Ju kthehu te tille ne raport me Kushtetuten e ligjin, #LulzimBasha. Boll i rate popullit ne qafe, ai kerkon sherbime menjehere; merrni e merruni me Lulin tuaj!”, shkruan Braçe.

Brace
Brace

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: